Liderja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestat masive të 17 gushtit për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 korrikut.
Machado në deklaratat për media akuzoi Këshillin Kombëtar Zgjedhor për mashtrim, duke pretenduar se kandidati i partisë së saj, Edmundo Gonzalez, fitoi me 67 për qind të votave.
Ajo u zotua se do të vazhdojë luftën kundër asaj që ajo e përshkroi si një regjim autoritar, duke këmbëngulur se opozita nuk do të lejojë të vidhen zgjedhjet që ajo beson se i fitoi.
"Të shtunën e ardhshme, më 17 gusht, venezuelasit do të bashkohen nga e gjithë bota për të ngritur zërin tonë për të vërtetën. Më 28 korrik, Venezuela fitoi. Le të shohë bota, me të dhënat në dorë, se ne nuk do t'i lejojmë ata të vjedhin fitoren tonë", shkroi ajo në platformën sociale X, duke theksuar se ato kanë “të dhënat për ta vërtetuar këtë”.
Më 29 korrik, Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës njoftoi se presidenti Nicolas Maduro kishte siguruar një mandat të tretë me 51,2 për qind të votave, një rezultat i refuzuar nga Gonzalez dhe Machado./aa