Në Përmet u çel festivali “Nona”, festa e gjysheve shqiptare.

Atmosfera e krijuar në qytet ishte mbresëlënëse. Pjesëmarrëse në këtë festën, që po kthehet në një traditë tanimë, janë gjyshe nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm Përmeti.

Përmes rrjeteve sociale, bashkia e Përmetit ka publikuar foto nga momentet festive ku fëmijë, të rinjtë e të rejat, por edhe të moshuar, shijuan atmosferën e krijuar.

“Nën një atmosferë të magjishme plot muzikë argëtim, surpriza, gatime tradicionale, produkte lokale. Përmeti dhe gjyshet përmetare mirëpritën çdo vizitor dhe qytetar. Atmosfera festive vazhdoi deri në mesnatë duke sjellë argëtim për Përmetin që këto ditë vere është plot”, shkruan bashkia në postim në rrjetet sociale.

Bashkia e Përmetit fton qytetarët nga qytete të ndryshme të marrin pjesë në mbrëmjen e 2-të, e cila premton edhe më shumë argëtim.

Ky është edicioni i pestë i festivalit “Nona”, ku janë planifikuar tre netë festive, Nata e parë u zhvilua të premten , sot është nata e dytë dhe të dielën nata e fundit./ata