Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin për tatimin e profesionistëve të lirë, subjektet që parapaguan këstin e parë të detyrimit janë ende në pritje që t’u kthehen paratë nga administrata tatimore. Procedura që do të ndiqet është e paqartë sepse mungon udhëzimi nga Ministria e Financave.

“Ne jemi interesuar në drejtori rajonale apo në atë të përgjtihshme nuk ka ende një vendim të dalë nga MF. Mund të ketë një ngërç sepse vendimi i GJK nuk thotë nëse ka fuqi prapavepruese apo jo. Duhet parë sesi do të interpretohet”, shprehet Etleva Treska, kontabiliste.

Grupet e interesit thonë se detyrimi i paguar duhet t’u kthehet mbrapsht në formën e rimbursimit apo t’u njihet si shumë e paguar për detyrime të tjera, duke u mbështetur në nenin 75 të ligjit “Për procedurat tatimore”.

“Ne do të operojmë përmes nenit 75 për të kërkuar që nëse ti ke paguar gjithçka, nuk ke interesa, gjoba apo detyrime të papaguara, shteti brenda 30 ditëve duhet të të rimbursojë, të të ktyhejë në llohgari pjesën e pagesave. Ne presim që nga MF të dalë një VKm, një udhëzim që më pas të shkojmë në drejtoritë tatimore dhe të operojmë për këstet. Të mos harrojmë që kemi ende këste për të paguar, nëse dua të marr një vërtetim sot, nuk e marr dot sepse del që nuk kam paguar. Mendoj që jemi pak me vonesë mbase për shkak të ndryshimevge në MF. Është shumë volum pune. Ëshjtë një numër i konsiderueshëm biznesesh që paguan”, thotë Treska.

Pas padive të dorëzuara nga grupet e interesit, por edhe nga Partia Demokratike, Gjykata Kushteteuese vendosi në qershor në favor të profesionistëve të lirë, duke rrëzuar nenin që urdhëronte tatimin e tyre me 15 dhe 23%. Pas këtij vendimi, tatimi i këtij grupi do të nisë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera. /vizionplus.tv