Oficerëve të policisë italiane që do të shërbejnë në Gjadër të Shqipërisë iu dha një manual për qëndrimet dhe rregullat sociale të pranishme në vend. Në shumë zona të botës ekzistojnë konventa shoqërore të ndryshme, të cilat në pamje të parë mund të duken të çuditshme dhe larg atyre që janë tipike italiane. Këtu janë disa nga më të çuditshmet!
-Në Brazil, gjesti "ok" me dorën e ngritur, me gishtin tregues dhe gishtin e madh që formojnë një rreth, mund të interpretohet si një gjest vulgar, ekuivalent me gishtin e mesit të ngritur në Itali, informon dritare.net
Sipas traditës, në ish-Çerkezinë, në fillim hanë të mëdhenjtë e familjes dhe më pas të rinjtë. Çerkezët, në lashtësi një popull luftëtar, i shihnin momentet e drekës dhe darkës si momente cenueshmërie.
-Në Singapor ekziston një ligj që ndalon shitjen dhe importin e çamçakëzit për të ruajtur pastërtinë dhe mirësjelljen publike.
-Në Indi, vetëm dora e djathtë përdoret për të ngrënë, pasi dora e majtë konsiderohet e papastër. Kjo vlen edhe për aktivitetet e tjera të përditshme.
-Në shumë kultura aziatike, përfshirë kineze, shfryrja e hundës në publik shihet si një veprim johigjienik dhe i shëmtuar. Sekrecionet e hundës konsiderohen të papastra dhe lëshimi i tyre në prani të njerëzve të tjerë mund të shihet si një akt mosrespektimi.
-Në Danimarkë është tradicionale që në ditën e lindjes, 25-vjeçarëve të pamartuar t'u hidhet kanellë, ndërsa 30-vjeçarëve beqarë u hidhet piper. Legjenda thotë se pas disa muajsh ata do të takojnë personin e duhur.
-Në Japoni konsiderohet e sjellshme të bësh zhurma, si p.sh. të thithësh lëngun e mishit ose spagetit gjatë ngrënies dhe shihet si një shenjë vlerësimi për atë që përgatiti ushqimin.
-Në Tajlandë, koka konsiderohet pjesa më e shenjtë e trupit. Prekja e kokës së dikujt, qoftë edhe në mënyrë miqësore, shihet si mosrespektim dhe ofendues.
-Në Shqipëri kafeja konsumohet në tavolinë dhe shihet si një moment i rëndësishëm relaksi dhe socializimi./Tema