Policia e Dibrës në kuadër të planit të sigurisë në shkolla, ka goditur një rast të parkimit brenda perimetrit të sigurisë në institucionet arsimore.

 

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për një rast të parkimit automjetit brenda perimetrit të sigurisë në një shkollë të mesme profesionale të qytetit të Peshkopisë. Policia ka gjobitur drejtuesin e mjetit, ndërsa automjeti është hequr me karroatrec.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe ata të Policisë Rrugore, në vijim të angazhimit maksimal për zbatimin me korrektësi  të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla, kanë konstatuar  një automjet të parkuar brenda perimetrit të sigurisë të një shkolle të mesme”, njofton Policia.

 

“Menjëherë është identifikuar dhe ndëshkuar me masë administrative drejtuesi e automjetit i cili kishte parkuar brenda perimetrit të përcaktuar të sigurisë dhe automjeti është hequr e shoqëruar me karroatrec në ambientet e DVP-së.

 

Policia e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve,  të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë së shkollave, pasi Policia është e vendosur për të zbatuar ligjin dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të tillë”, përfundon njoftimi i Policisë.