Selena Gomez ka folur për diagnostikimin me lupus në vitin 2014 gjatë episodit të saj të ri në serialin e njohur, “Dear” në Apple TV+.

 

Këngëtarja ndau detaje se sa e frikshme ishte ajo kohë, pasi mjekët e informuan se mund të kishte pësuar një goditje në skenë ose të vdiste – pavarësisht se ndihej në formë dhe e shëndetshme.

Pas diagnozës, të qenit në mjekime të ndryshme për sëmundjen bëri që pesha e saj të luhatej më shumë – gjë që shkaktoi një valë reagimesh në internet nga fansat.

Duke folur për komentet me të cilat u përball, Selena pranoi se ka pasur një periudhë shumë të vështirë.

Ajo u kthye për të folur për diagnozën, një sëmundje që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet tuaja.

Duke treguar se nuk ndjeu asnjë simptomë, këngëtarja shpjegoi: “Ishte vetëm trupi im që luftonte veten nga brenda. Kjo ishte pjesa më surreale, sepse nuk ndjeva kurrë lodhje; ndihesha plotësisht mirë”.

“Pra, duke dëgjuar nga një mjek, ‘Mund të kishit pasur një goditje në skenë, mund të kishit vdekur’ – ishte shumë”.

Selena ndërkohë në 2017 iu nënshtrua një transplanti të veshkave për të shpëtuar jetën e mikes së saj të ngushtë, Francia Raisa.

Më pas asaj iu vunë disa medikamente, të cilat shkaktuan luhatje në peshë duke bërë që të shtojë shumë kilogramë.

Ajo vazhdoi: “Pesha ime luhatej vazhdimisht sepse merrja medikamente të caktuara. Dhe padyshim, njerëzit filluan të merreshin me këtë. Ishte sikur mezi prisnin të gjenin një gjë për të më rrëzuar. Më vinte turp që shtova peshë për shkak të lupusit”.