Administratori i një biznesi në Durrës, 68-vjeçari I.K., ka bërë një kallëzim në polici, pasi i janë larguar nga ambientet e këtij biznesi dy punonjëse.
Bëhet fjalë për shtetaset nga Nepali 35-vjeçarja P.Sh., dhe 23-vjeçarja, punonjëse të higjienës.
Sakaq shërbimet e Policisë vijon punën për gjetjen e tyre, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme për këtë rast.
NJOFTIMI:
Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si punonjëse të higjienës. Shërbimet e Policisë vijon punën për gjetjen e tyre, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme për këtë rast.