Kapiten Brikena Kita, është vetëm një prej 300 përfituesve nga aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0% interes, për blerjen e banesës.
Ajo shprehet se falë kredisë me 0% interes për punonjësit e administratës publike sot ka shtëpinë e saj.
“Aplikova në portalin E-Albania në lidhje me kreditë me 0 interes si punonjëse e administratës shtetërore nën Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe falë këtij aplikacioni unë dola fituese. Sot unë dhe familja ime jemi në shtëpinë tonë, fazë e cila është shumë e rëndësishme në një periudhë të jetës sonë”, shprehet ajo.
Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje punonjësve të administratës publike, ndër institucionet që kualifikohen sivjet, të aplikojnë tani për kredi me 0% interes dhe të realizojnë ëndrrën e tyre për të blerë një shtëpi të re, pa u shqetësuar për kostot e larta të interesit.
Afati i fundit i aplikimit: 14.08.2024, ora 09:00
Të interesuarit mund të aplikojnë në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809
/ata