Gramshi është një nga destinacionet e radhës që këtë sezon veror, do të zbukurohet akoma më shumë nga mjetet Retro që sjellin një ndjesi të veçantë dhe nostalgji për të apasionuarit dhe interes të veçantë nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ftoi qytetarët të mos mungojnë me mjetet e tyre Retro në eventin “Gusht e N’fest”, që këtë verë do të mbahet në sheshin e qytetit Gramsh.

Në një postim në rrjete sociale DPSHTRR njoftoi se “Gusht e N’fest” do të mbahet në 15 gusht.

“Gusht e N’fest” ofron udhëtim në kohë, ku çdo detaj rikthen kujtimet më të bukura dhe është garanci për të krijuar ndjesi të reja në një atmosferë plot energji, art, dhe muzikë./ata