Mbi 86 mijë pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet Portit të Durrësit gjatë 10 ditëve të para të gushtit.

Referuar të dhënave të APD-së, 54 219 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 31 849 në dalje, duke shënuar kështu një diferencë prej 7 335 pasagjerësh më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Ky trend rritës është reflektuar edhe në shifrat e hyrje-daljeve të mjeteve ku janë rregjistruar 26 362 automjete të cilat janë përpunuar në Terminalin e Trageteve, duke njohur një rritje prej 3 093 automjetesh më shumë, në raport me 23 269 mjete të cilat janë regjistruar në 10 ditëshin e parë të vitit që lamë pas./ata