Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se që prej fillimit të vitit, Ministria e Drejtësisë ka shërbyer mbi 197 mijë qytetarë shqiptarë me dëshmi penaliteti.
“Si një prej shërbimeve tona më të kërkuara, qytetarët mund ta aksesojnë lehtësisht përmes portalit e-Albania shpejt dhe pa kosto financiare”, u shpreh Manja.
Gjatë periudhës janar-gusht 2024 janë lëshuar 197 430 dëshmi penaliteti ose 30295 më shumë krahasuar me një vit më parë kur për të njëjtën periudhë u regjistruan 167 135 dëshmi penaliteti.
Prej vitesh tashmë vendi përjeton revolucionin e dixhitalizimit të shërbimeve publike që kanë transformuar mënyrën e marrjes së tyre duke kursyer kohë dhe para për qytetarët./ata