Në muajin janar, inflacioni i matur me metodologjinë e EUROSTAT në vendin tonë shënoi 3.8 %.

Matjet tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 6 % vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.8 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 4.2 %, “shërbimi arsimor” me 4.1 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.7 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3.4 %, “veshje dhe këpucë” me 2.7 %, “shëndeti” me 2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.9 % dhe “komunikimi” me 0.3 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 2.7 %.

Ndërsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.4 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.1 %, pasuar nga grupet “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.5 %, “shëndeti” me 0.4 %.

Çmimet e grupit “transporti” u ulën me 0.2 %, pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 0.1 %.