Policia e Kosovës e ka konfirmuar për KosovaPress se sot rreth orës 01:30, janë njoftuar për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.

 

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se nga zjarri në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti. /KosovaPress/