Kolonët izraelitë, të cilët uzurpuan tokat palestineze, bastisën Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se një grup izraelitësh fanatikë, nën mbrojtjen e policisë, kanë hyrë në oborrin e Xhamisë al-Aksa dhe kanë kryer ritual.

Në pamjen e shpërndarë në X nga Nir Hasson, gazetar në gazetën "Haaretz", shihet se kolonët izraelitë ishin shtrirë në tokë në drejtim të Kupolës së Shkëmbit në Xhaminë al-Aksa dhe kryenin ritualet me zë të lartë.

Gazetari izraelit Hasson, i cili e përshkroi atë që ndodhi në Xhaminë al-Aksa si "një fitore e madhe për mbështetësit e tempullit hebre" në postimin e tij, pohoi se hebrenjtë që janë mbështetës të tempullit kishin arritur të bënin "një sinagogë pa çati" në Xhaminë al-Aksa.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, në një deklaratë muajin e kaluar pretendoi se, "politika aktuale i lejon hebrenjtë të kryejnë lutje në Mesxhid al-Aksa".

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me status quo-në e Xhamisë al-Aksa./aa