Komisioni Evropian njoftoi sot se ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile – për vendet evropiane për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë të luftojnë zjarret e vazhdueshme.
Në një konferencë për shtyp, një zëdhënës i komisionit tha se mbështetja për Greqinë përfshin: dy avionë nga Italia, dy helikopterë nga Franca dhe Serbia, dhe ekipe zjarrfikëse nga Republika Çeke, Franca, Italia, Rumania dhe Serbia.
“Zjarrfikësit rumunë, maltezë dhe moldavë ndosheshin tashmë në Greqi”, tha zëdhënësi.
Sipas një deklarate të Komisioni Evropian, Shqipëria do të marrë një avion ushtarak nga Rumania, i aftë për të transportuar 6 tonë ujë.
“Avioni do të dislokohet të mërkurën”, tha komisioni.
Serbia dhe Moldavia nuk janë në BE, por së bashku me Shqipërinë dhe disa të tjerë, marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili u përgjigjet fatkeqësive të tilla./ata