“Fest Folk 2024”, një festival i ideuar për t’i dhënë zë kulturës dhe muzikës tradicionale të qyteteve nisi në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Mbrëmja e veçantë artistike solli emocione mes të pranishmëve që ndoqën këngët qytetare të gërshetuara me ato popullore.

Nuk munguan as simbolikat e kostumet e vallet tradicionale. Artistët theksojnë se përmes këtyre aktiviteteve bëhet e mundur afrimi i të rinjve me vendin.

Edhe drejtuesit e pushtetit vendor e vunë theksin te përçimi i kulturës shqiptare.

Koncerti i Ansamblit Folklorik të Qarkut Shkodër do të shtrihet edhe në bashkitë e tjera të qarkut përgjatë gjithë muajit gusht duke ju dhuruar pushuesve netë të paharrueshme me koncerte dhe valle krahinore./OraNews