Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, me të cilin vlerësuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Ministri Malaj u shpreh se, Gjermania është një partner strategjik për vendin tonë.

Ai theksoi se Gjermania është mbështetëse nëpërmjet financimeve direkte e një sërë projektesh në sektorë prioritarë, si: energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj., me rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe proceset integruese.

Miradministrimi financiar i fondeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe ndjekja me rigorozitet e proceseve është i rëndësishëm për vazhdimësinë e zbatimit të projekteve të përbashkëta, nënvizoi Malaj.

Malaj: KfW është një nga kontributorët më të mëdhenj në zhvillimin e vendit tonë

Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, takuan edhe drejtoreshën e Bankës për Zhvillim KfW në Shqipëri, Brit Horschke.

Malaj u shpreh se, KfW është një nga kontributorët më të mëdhenj në zhvillimin e vendit tonë, me rreth 1 miliard Euro për sektorin energjetik, ujësjellës – kanalizimet dhe sektorë të tjerë.

Gjatë takimin u rikonfirmua vullneti i mirë për vazhdimësinë e bashkëpunimit me KfW./ata