Investimet në sistemin e ujitje-kullimit në bujqësi, po mbështesin fermerët dhe zhvillimin e sektorit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga investimi në rehabilitimin e kanalit ujitës Peqin-Kavajë.

“Vijon puna për rehabilitimin e kanalit ujitës Peqin-Kavajë, me një gjatësi prej 40 km, që garanton ujitjen për një sipërfaqe totale prej 8000 hektarë tokë bujqësore në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë”, tha Denaj.

Ministrja bëri të ditur se, deri tani janë rehabilituar të gjitha lugjet e kanalit ujitës Peqin-Kavajë.

Sipas saj, 11 lugje janë rehabilitur në zonën e Peqinit, 6 në zonën e Rrogozhinës dhe 4 në zonën e Kavajës, që sigurojnë shpërndarjen efikase dhe të kontrolluar të ujit për ujitjen optimale të tokave bujqësore./ata