Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se “emigrimi masiv i shqiptarëve ka boshatisur shkolla dhe universitete”.

“Kjo dramë të cilën qeveria përpiqet ta fshehë është sot kërcënimi më i madh për të ardhmen e vendit. Sipas censit, numri i individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar në vitin shkollor 2023-2024 ishte 317.213 nxënës, ndërsa sipas Ministrisë së Arsimit, arsimin parauniversitar gjatë këtij viti shkollor e ndoqën 349.827 nxënës”, tha Xhixho, përmes një deklarate për mediet.

Sipas saj, “Ministria e Arsimit ka raportuar shifra të fryra, për të mbuluar dështimin e saj në politikat arsimore, por edhe dështimin e qeverisë në politikat sociale”.

Xhixho theksoi se “Partia e Lirisë e ka luftën kundër shpopullimit të vendit, prioritetin numër 1, ndër 5 prioritetet e saj”./ata