Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, nëse do të regjistrohet në zgjedhje apo jo. KAS do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe do të shqyrtojë ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt, i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha.

 

Ndërkohë, ankimim ka bërë edhe grupi i Sali Berishës, por që KAS i ka bashkuar këto ankimimet në një çështje dhe relator është caktuar Koli Bele. Ky i fundit ishte relator edhe në ankimin e parë që PD e Alibeajt bëri në KAS.

 

Pritet që KAS të rrëzojë ankimimin e Sali Berishës, pasi edhe radhën e parë, njëjtë si Celibashi as KAS nuk e njohu Berishën si kryetar të partisë.