Ata janë të shkathët, atletikë, të ekuilibruar, inteligjentë, të dashur, të stërvitur mirë dhe të përgatitur për të qenë truproja vdekjeprurëse. Është në fakt kafsha shtëpiake perfekte për një të pasur paranojak.

Ai është një qen roje – konkretisht – i trajnuar nga Svalinn, një rritës dhe trainer me bazë në Montana, i specializuar në “qentë mbrojtës”. (Uebfaqja e saj thotë se ajo shmang konotacionin negativ të termit “qen sulmues”).

Qentë Svalinn edukohen si një përzierje e pastorëve gjermanë, atyre holandezë dhe belgë në një fermë në Montana. Ata kushtojnë rreth 150,000 dollarë secili.

Një zëdhënës i Svalinn tha për Business Insider se ata presin që çmimet të rriten në vitet e ardhshme për shkak të rritjes së kostos së trajnimit dy deri në tre vjet. /tesheshi.com/