Qeveria spanjolle dënoi bastisjen e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Të martën, ministri i ekstremit të djathtë, së bashku me më shumë se 2.000 izraelitë radikalë, bastisën kompleksin, duke u lutur, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar himnin kombëtar, pavarësisht se të lutjet fetare hebreje janë të ndaluara në këtë lokacion të shenjtë.

Në një video që ai filmoi, Ben-Gvir tha: "Politika jonë është të mundësojmë lutjen hebraike". Ai gjithashtu premtoi të "mposhtë Hamasin" në Gaza.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Spanjës e quajti këtë provokim "shkelje të papranueshme të status quo-së historike të Vendeve të Shenjta të Kudsit".

Xhamia Al-Aksa konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Hebrenjtë i referohen zonës si Mali i Tempullit, duke besuar se është vendndodhja e dy tempujve të lashtë hebrenj.

Madridi pasoi dënimin nga disa vende dhe blloqe të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha: "Këto veprime provokative vetëm sa i përkeqësojnë tensionet në një moment kyç kur i gjithë fokusi duhet të jetë në përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të arritur një marrëveshje armëpushimi"./aa