Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Rangers F.C.. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Sportmandia” 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rangers.

25 vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Seria A ndërsa më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrih.

Vlen të theksohet fakti se Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e Europianeve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë./OraNews