Nick Abbott është emëruar këtë të premte si Ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri.

Ky lajm u bë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës Britanike në Shqipëri, në rrjetin social X.

“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #Partnerë për progres.” –shkruhet në deklaratë.

Nick Abbott u emërua ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë në vend të Alastair King-Smith./EuroNews