Burri me hundën më të gjatë në botë ka ndërruar jetë.

 

Turku Mehmet Özyürek, i cili kishte një hundë 8,8 cm të gjatë, vdiq në moshën 75-vjeçare.

 

Sipas mediave lokale, ai u sëmur javën e kaluar dhe pësoi një atak në zemër përpara se t’i nënshtrohej një operacioni në tru.

 

Libri i Rekordeve Guinness e ka matur 3 herë hundën e turkut, një herë në vitin 2001, një herë në vitin 2010 dhe një herë tjetër në 2021, për të konfirmuar se rekordi i tij vijon të mbetet i paprekur.

 

Në lidhje me rekordin e veçantë, Mehmet Özyürek shprehej: “Më pëlqen shumë ky tipar imi. Bota ma pëlqen, Libri i Rekordeve ma pëlqen dhe gruaja, sigurisht që ma pëlqen”.

 

“Gjithmonë ndjeja aroma që të tjerët nuk i ndjenin. E kam pasur shumë të zhvilluar nuhatjen. E kam gjenetike hundën e madhe, babai kështu e ka pasur, xhaxhallarët po ashtu… E kam pranuar veten siç më ka bërë Zoti, madje jam i lumtur që përfaqësoj Turqinë në Librin e Rekordeve Guinness. Disa bëhen martirë, disa kryeministra dhe disa rekordmbajtës”.