Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA lëshuan një alarm shëndetësor pasi zbuluan një rritje prej 40 për qind të sëmundjeve ngjitëse të frymëmarrjes që nga fillimi i vitit 2024 të shkaktuara nga parvovirusi B19 tek fëmijët e moshës 5-9 vjeç.
CDC tha se përqindja e rasteve pozitive në këtë grupmoshë u rrit nga 15 për qind gjatë viteve 2022-2024 në 40 për qind në qershor të vitit 2024.
Në njoftimin e CDC-së theksohet se ky virus, i cili transmetohet përmes pikave që hyjnë në trup nëpërmjet traktit respirator, zakonisht shkakton simptoma të buta si ethe, dhimbje koke, dhimbje kyçesh dhe skuqje.
Megjithatë, mund të jetë problematike për njerëzit me probleme të sistemit imunitar ose çrregullime kronike të gjakut.
Po ashtu theksohet se ende nuk është zhvilluar asnjë vaksinë për virusin dhe këshillohet të tregohet kujdes kur përballemi me sëmundjen.
Alarmi i fundit pason një rritje të ngjashme të rasteve të raportuara në fillim të këtij viti në 14 vende evropiane, përfshirë Francën, Spanjën dhe Gjermaninë./aa