Është nënshkruar marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
“Ky është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Marrëveshja ofron mundësi të reja si dhe shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta. Një kompani ajrore e cila ka pasur 4 fluturime brenda ditës me këtë marrëveshje mund ta shtoj dhe një fluturim. Deri tani korridoret shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet e Natos”, tha ai.