Këtë të dielë u caktuan relatorët e anikimimeve të bërë në KAS nga dy grupimet brenda PD, ai i Sali Berishës dhe “grupimi Alibeaj”.

 

Pas hedhjes së shortit në KQZ rezultoi që kërkesën e grupimit të Berishës për logon e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do ta relatojë Ilir Rusmali.

 

Ky i fundit ka mbajtur disa poste të rëndësishme në PD si zv.kryeministër, ministër i Drejtësisë, në qeverinë Berisha dhe deputet i kësaj force politike.

 

Kujtojmë se edhe  grupimi i Alibeajt ankimoi në Komisionin e Ankimimit dhe të Sanksioneve vendimin e KQZ për plotësimin e dokumentacionit, ku Lulzim Basha autorizonte Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 2023-it. Për ankimimin e grupimit të Alibeajt relator u caktua, Koli Bele.