Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se thirrja për masa mbështetëse nëpërmjet skemës Grant 2024 në fokus vendos edhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sipërmarrje.

Për të njohur gratë sipërmarrëse mbi procedurat që duhet të ndjekin për të përfituar financim nga fondi prej 300 milionë lekësh të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për vitin 2024, ministrja Ibrahimaj në bashkëpunim me UN Women zhvilloi sot sesionin e radhës informues për thirrjen.

Mbështetja e startup-eve do të zhvillohet në tri faza, e para nis me konceptimin e idesë që financohet deri në 1.5 milionë lekë, faza e dytë dedikuar startup-eve që kanë një prototip të zhvilluar dhe do ta nxjerrin në treg që do financohen deri në 4.5 milionë lekë, si dhe faza e tretë, ku do të ketë mbështetje maksimale deri në 9 milionë lekë, për sipërmarrjet që kanë një produkt apo shërbim të nxjerrë në treg, por që duan të rrisin më tej linjën e prodhimit, si brenda dhe jashtë vendit./ata