Partia Demokratike dërgoi për ankimim në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në një postim në rrjete sociale, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Idrit Sefa akuzoi Celibashin se ka shkelur ligjin.
“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padëshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugën e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimmarrje është duke minuar procesin zgjedhor me vetëdije. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt veçse të ligjit. Bëjeni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai”, shkruan përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa.