300 punonjës të administratës do të përfitojnë kredi të butë nga programi i strehimit me kushte të lehtësuara.

Me 15 gushtin që shënon ditën e fundit të aplikimit, përgjatë një muaji në këtë program kanë aplikuar 1752 punonjës.

Aplikimet nga punonjësit janë bërë në platformën e-albania dhe ky është viti i dytë që administrohet një program i tillë, ku shuma që i jepet punonjësve për të blerë shtëpi, do të shlyhet me interes 0%.

Tashmë, pas kësaj faze, do të nisë përzgjedhja me vlerësimin sipas një sistemi pikëzimi të paracaktuar. Përfitues final do të jenë 300 punonjës të rendit, mbrojtjes, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë e kulturës.

Vendimi për 300 kuotat për kredi të lehtësuara për administratën publike, po aq sa edhe vitin u kaluar, u miratua në muajin qershor./EuroNews