Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, i ka dërguar një letër urimi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në detyrë.
Në mesazhin e tij drejtuar kryeparlamentares Spiropali, Sobotka shprehet se, bashkëpunimi parlamentar bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë të vështira gjeopolitike.
“Është kënaqësi e veçantë për mua të kem mundësinë t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. Pikërisht në kohë të vështira gjeopolitike, si këto që po jetojmë, bashkëpunimi parlamentar bëhet akoma edhe më i rëndësishëm”, shkruan ai.
“Në këtë kontekst, përshëndes fort marrëdhëniet shumë të mira mes parlamenteve të dy vendeve tona dhe jam i sigurt se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej gjatë mandatit tuaj. Mbetem me urimet më të mira për veprimtarinë tuaj politike si dhe për shëndetin tuaj personal”, thekson Sobotka./ata