Në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, organizata ndërkombëtare e ndihmës "Avrupa Yetim Eli" zhvilloi programin e synetit të fëmijëve.

Në kuadër të organizimit të zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën "İyiliğe Koşanlar" nga Maqedonia e Veriut do të kryhet synetimi i rreth 200 fëmijëve.

Kryetari i Shoqatës "İyiliğe Koşanlar", Bayram Ibraimov, në deklaratën për Anadolu tregoi se përveç synetimit të fëmijëve nga Strumica, Demir Kapia, Vinica, gjithashtu fëmijëve do t'u dhurohen veshmbathje dhe lodra. Ai tregoi se do të synetohen rreth 200 fëmijë.

"Mjekët vijnë nga Türkiye. Janë 3 mjekë kirurgjikë. Këtë organizim e bëjmë që katër vjet", tha ai.

Duke falënderuar mbështetësit nga Evropa dhe Türkiye, ai tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e dhënies së një mbështetjeje të tillë për familjet që nuk kanë mundësi financiare.

Ibraimov shtoi se programi do të zgjasë 3 ditë, përveç Strumicës synetime do të kryhen edhen në qytete tjera të vendit./aa