Në fshatin Banjicë të Poshtme të qytetit të Gostivarit u mbajt program fetaro-kulturor për Palestinën dhe palestinezët nën organizim e shoqatës "Genç Kalemler".

Aktiviteti u organizua para namazit të xhumasë në përkujtim të dëshmorëve të Gazës ku morën pjesë edhe mysafirë nga Türkiye, imamët e xhamisë Beştepe në Ankara, Tayyib Hoș dhe Ali Burak Baldöken.

Në programin përkujtimor mori pjesë edhe myftiu i Gostivarit, Sabahudin Zendeli, si dhe delegacioni nga Myftinia e Gostivarit.

Myftiu Zendeli për Anadolu tha se është nder për to të mirëpresin dy mysafirë të veçantë nga Türkiye.

"Shpreh falendërimet e mia të përzemërta, të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame por shfrytëzoj rastin që të shpreh edhe urimet edhe falenderimet tona të përzemërta të Reis-ul Ulemasë Shaqir Fetahut që këta dy personalitete të cilët janë përkrah gjithmonë presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan të jenë këtu dhe të përcjellin mesazhin dhe selamet e tij për besimtarët dhe për vëllezërit musliman të territorit të Gostivarit", u shpreh ai.

Kryetari i shoqatës "Genç Kalemler", Beytullah Yusuf, nga ana e tij tha se, kujtoi se në Palestinë gati një vit po ndodh një masakër, ku kanë humbur jetën mbi 40 mijë persona në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Duke theksuar se gjatë kësaj periudhe mbi 80 mijë janë plagosur dhe 2 milionë njerëz janë zhvendosur prej vendeve të tyre Yusuf tha: "Për këtë shkak, ne për të treguar se jemi në anën e tyre, sot kemi organizuar program para namazit të xhumasë dhe në mbrëmje po ashtu kemi edhe një takim ku do të bëhen lutje për Palestinën".

Para namazit te xhumasë imamët nga Türkiye kënduan pjesë nga Kur'ani dhe u bë lutje për dëshmorët në botë e veçanërisht në Gaza./aa