Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti sot në një takim drejtuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, pjesë e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e thellimit të tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi IOM dhe qeveritë daneze, norvegjeze dhe britanike për mbështetjen e dhënë ndër vite për Policinë e Shtetit, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve për ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufirit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të projekteve që synojnë përmirësime në pajisje dhe teknologji.
Rrumbullaku nënvizoi vëmendjen që Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe qeveria shqiptare u kushtojnë çështjeve të migracionit, duke i trajtuar ato në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare./ata