Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas Kavajës, e ka ndalur turin e tij të takimeve në Berat.

 

 

Pak para nisjes së takimit me mbështetës, ku do të prezantojë sërish kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti, Zija Ismailin, Meta foli për ndryshimin që do të sjellë 14 maji.

 

“Të dashur miq, ju përshëndes nga qyteti i mrekullueshëm i Beratit. Edhe një javë, realizon dhe ai ndryshimin historik, duke votuar për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe duke votuar për fitoren e kryebashkiakut të ardhshëm, Zija Ismaili. Dhe 20 minuta dhe do të takohemi së bashku për t’i dhënë mbështetje kësaj kandidature, gjithëpërfshirëse dhe garantuese të garantimit historik të ndryshimit në qytetin e Beratit.”, tha Meta.