Anëtari i kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar të vetëvrasjeve, ku brenda 2 ditësh kanë kryer këtë akt 7 persona.
Me anë të një postimi në facebook, Elezi shprehet se këto ngjarje janë një kambanë alarmi dhe pasqyrë trishtuese e krizës së thellë sociale-ekonomike që përjeton vendi.
Ai më tej i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapa të vendosur për të adresuar këto çështje, duke rritur fondet dhe shërbimet për mbështetjen e shëndetit mendor, për të përmirësuar kushtet e jetesës së atyre që janë më të cenueshëm, dhe për të siguruar që asnjë qytetar të mos ndihet i braktisur apo i lënë në mëshirën e fatit.
Elezi gjithashtu propozon 4 pika se si mund t’i jepet zgjidhje për të parandaluar këto ngjarje./ata