Në aksidentin zinxhir që ndodhi në një autostradë, 25 km larg Budapestit ka humbur jetën një person. Viktima është një 44-vjecar i cili u gjet nën rrënojat e një makine të djegur.
Të lënduar kanë mbetur edhe 39 persona, 13 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në këto video shihen qartë mjetet të cilat përplasen me njëra-tjetrën. Në aksident u përfshinë më shumë se 40 makina, disa prej të cilave morën flakë.
Në vendngjarje shkuan 4 helikopterë dhe ekipet e zjarrfikësve. Shkak për aksidentin masiv dyshohet të jetë bërë stuhia e pluhurit e cila ka vështirësuar pamjen për drejtuesit e mjeteve.