“Rei Manaj i bashkohet Trabzonsporit”. Ky ishte lajmi që u përhap dje gjerësisht në mediat turke, pikërisht në ditën kur skuadra e Manajt përballej në kampionat në Turqi.
Një lajm që ka shqetësuar jo pak klubin e Sivaspor, i cili për herë të parë ka dalë publikisht me një komunikatë për shtyp për të sqaruar situatën e sulmuesit shqiptar i cili luajti dje në ndeshjen e fituar 2-1 nga ekipi i tij ndaj Kajzerispor.
“Për arsye të lajmeve të rreme që janë publikuar në media dhe në rrjetet sociale në lidhje me transferimin e lojtarit tonë Rei Manaj, është bërë e nevojshëm që të informojmë komunitetin tonë dhe publikun.
Nuk ka pasur asnjë ofertë transferimi zyrtare nga ndonjë klub për Rei Manajn.
Ne u kërkojmë fansave tanë dhe komunitetit të sportit të besojnë vetëm deklaratat që bëhen nëpërmjet kanaleve zyrtare”, shkruhej në komunikatën e klubit që mundohej të qetësonte tifozët që kërkonin informacione rreth këtij transferimi të sulmuesit./PanoramaSport