Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se negociatat që vazhdojnë mes Izraelit dhe Hamasit mund të jenë "shansi i fundit" për shkëmbimin e pengjeve dhe arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Blinken, i cili ndodhet për vizitë në rajon për të diskutuar mbi shkëmbimin e pengjeve dhe negociatat e armëpushimit, filloi takimet e tij në Izrael që është ndalesa e tij e parë.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, priti Blinken i cili zhvillon vizitën e tij të 9-të në rajon që nga 7 tetori.

Në deklaratën e tij para takimit, Blinken foli për negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza.

Duke i konsideruar si një "moment vendimtar" negociatat për shkëmbimin e pengjeve dhe negociatat e armëpushimit, Blinken tha se "Me shumë mundësi, këto (negociatat aktuale) janë ndoshta mundësia më e mirë, ndoshta e fundit për të sjellë pengjet në shtëpi, për të siguruar një armëpushim dhe për t'i vendosur të gjithë në një rrugë më të mirë që shkon drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme".

Blinken tha gjithashtu se bëjnë përpjekje edhe për të parandaluar tensionet rajonale për shkak të tensionit mes Iranit dhe Izraelit.

 

- Presidenti izraelit falënderon Biden për Iranin

Ndërsa Herzog, pavarësisht që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu solli kushte të reja në propozimin e negociatave, ai fajësoi Hamasin për mungesën e rezultateve në bisedimet për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin.

Presidenti izraelit falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për "tregimin e forcës në rajon" pas rritjes së tensioneve me Iranin.

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, më 15-16 gusht u mbajtën negociata për një shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe sigurimin e armëpushimit në Gaza.

Hamasi ka deklaruar se Netanyahu pengoi arritjen e një marrëveshjeje duke vendosur kushte të reja në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari./aa