Qeveria e Kolumbisë njoftoi se ka vendosur "zyrtarisht" të ndalojë eksportin e qymyrit në Izrael, duke përmendur si shkak sulmet e Izraelit në Gaza.

Presidenti Gustavo Petro, ndau në platformën e medias sociale X dekretin që ndalon zyrtarisht eksportin e qymyrit në Izrael.

"Ata po bëjnë bomba me qymyr kolumbian për të vrarë fëmijët palestinezë", tha Petro duke reaguar ndaj sulmeve të Izraelit drejt Gazës.

U njoftua se dekreti do të hyjë në fuqi pesë ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Përderisa Kolumbia eksporton 5 për qind të totalit të qymyrit që prodhon në Izrael, thuhet se blerësi më i madh është SHBA-ja./aa