Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi në botë për punonjësit e ndihmave, dhe këtë vit ka të ngjarë të ndjekë të njëjtën tendencë.

Në komentet që bëri për të shënuar Ditën Botërore Humanitare, Borrell tha se BE-ja krijoi iniciativën Protect Aid Workers për të ndihmuar punonjësit e ndihmës vendase që kanë rënë viktima të sulmeve ose incidenteve të tjera të sigurisë gjatë detyrës, me ndihmë ligjore dhe grante të shpejta financiare.

Shumica e aplikacioneve të marra përmes platformës, tha ai, janë nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe Gaza, “ku një katastrofë humanitare është shpalosur para syve tanë gjatë 10 muajve të fundit”.

“Në vende si këto, ku çdo ditë është një luftë për mbijetesë për çdo civil, puna shpëtimtare e komunitetit humanitar bën një ndryshim të madh,” tha ai.

Të paktën 254 punonjës të ndihmave janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, thanë Kombet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të fundit nga Aid Worker Security Database (AWSD) , lufta në Gaza ka qenë më vdekjeprursja për punonjësit e ndihmave./EuroNews