Pas manovrave ushtarake në Kubë, një nga anijet më të mëdha ruse pritet të vendoset në Mesdhe. Kjo lëvizje ka ngritur shqetësimin e strukturave të mbrojtjes në Itali dhe vendet e tjera të NATO.
Autoritet ushtarake italiane janë vënë në alarm ditët e fundit. Anija më e madhe ushtarake ruse, pritet të kalojë gjatë kësaj jave në brigjet e vendit fqinj. Sipas mediave italiane, fregata ‘Neustrashimy’ pritet të mbërrijë nesër në kanalin Siçilian duke ngritur shqetësimet për sigurinë.
Anija kthehet në Kuba, ku mori pjesë në stërvitjen e përbashkët mes dy vendeve. Ekspertët e sigurisë e shohin këtë lëvizje ushtarake si një përgjigje të Moskës ndaj angazhimit të flotës amerikane në Lindjen e Mesme. Zyrtarisht Anija pritet të udhëtojë në ujërat ndërkombëtare, ndërkohë që për shkak të marrëdhënieve diplomatike, anija mund të ankorohet në brigjet e Algjerisë.
Fregata ‘Neustrashimy’ cilësohet si një nga më të mëdha e flotës ruse. Ajo është ndërtuar gjatë viteve të komunzimit dhe disa vite më parë u rikonstruktua totalisht me pajisje moderne për gjurmimin e nëndetëseve. Kjo fregatë dyshohet se shpesh herë është përdorur nga Rusia dhe për të përgjuar kominikimet e flotës së vendeve të NATO./Tema