Dy persona kanë humbur jetën në sulmin e kryer nga ushtria izraelite me një mjet ajror pa pilot (UAV) në vendbanimin Hula në Libanin jugor.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, theksohet se Izraeli ka kryer një sulm në vendbanimin Hula në mëngjes.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se nga sulmi izraelit kanë humbur jetën dy persona.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, dy persona kanë humbur jetën nga sulmi me dron i ushtrisë izraelite në rajonin Abra të Hulas në mëngjes.
Izraeli gjithashtu shënjestroi vendbanimin Ayta al-Shaab, që ndodhet në rajonin kufitar të Libanit, me zjarr artilerie dhe sulmoi edhe fshatrat dhe bregdetin në rajonin Tirit.
Forcat izraelite hapën zjarr me mitralozë të rëndë në orët e mëngjesit në zonat pyjore ngjitur me vendbanimet Nakura, Jabal Lebune dhe Jabal Alem në vijën kufitare me Libanin, të quajtur "Vija Blu".
Që nga mbrëmja e djeshme, avionë zbulues, UAV dhe dronë të ushtrisë izraelite gjithashtu kanë intensifikuar fluturimet e tyre mbi fshatrat në pjesën perëndimore dhe qendrore deri në lumin Litani./aa