Raportohet se të paktën 23 persona kanë mbetur të plagosur nga një zjarr që shpërtheu në një rrotë Ferris në festivalin muzikor të mbajtur në Leipzig të Gjermanisë.

Sipas lajmit të Agjencisë Gjermane të Lajmeve, bazuar në të dhënat e policisë, mbrëmjen e djeshme në Festivalin e Muzikës Highfield ka rënë zjarr në një rrotë Ferris.

Sipas njoftimeve fillestare, një send nën rrotën Ferris ka marrë flakë për një arsye të panjohur dhe më pas flakët janë përhapur në gondolë.

Të paktën 23 persona u plagosën në këtë incident, ndërsa 16 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të ekipit të ndihmës së parë, u trajtuan në spital.

Bëhet e ditur se nga të trajtuarit, 4 kanë marrë djegie dhe 1 person ka mbetur i plagosur si pasojë e rrëzimit.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë./aa