Një raketë kërkimore e lëshuar nga Suedia ka rënë në një zonë malore në Norvegji.
Sipas "Sky News", raketa e lëshuar dje në orën 07:20 me kohën lokale nga Qendra Hapësinore Esrange në afërsi të Kiruna në veri të Suedisë, pritej që të ulej në një zonë pranë kufirit dhe se ajo ka ngatërruar objektivin.
Raketa kërkimore e lëshuar nga Kompania Hapësinore e Suedisë (SSC) devijoi nga drejtimi i saj dhe ra në një zonë malore në Norvegji pasi arriti në lartësinë 250 kilometra.
SSC ka njoftuar se raketa ka përparuar drejt perëndimit pak më shumë nga sa ishte përllogaritur.
Raketa dhe ngarkesa që ajo mbarte mendohet se nuk ka mundur të kryejë ulje në objektivin e saj për arsyen se mund të jetë prishur dhe se ajo ka rënë rreth 40 kilometra në veriperëndim të zonës së uljes së planifikuar.
Një zyrtar nga SSC tha se zona ku ka rënë raketa është në "largësi 10 kilometra nga vendbanimi më i afërt".
Në një deklaratë nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë thuhet se ngjarja është marrë "shumë seriozisht"./AA