Kompania ajrore gjermane Lufthansa, ka zgjatur afatin e anulimeve të fluturimeve për në Aman, Bejrut, Erbil, Teheran dhe Tel Aviv për shkak të tensionit në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë nga Lufthansa thuhet se për operacionet në Lindjen e Mesme janë bërë përditësime në kuadër të analizës aktuale të sigurisë.

Ndër të tjera deklaratë thuhet se të gjitha fluturimet për në Aman, Bejrut, Erbil, Teheran dhe Tel Aviv janë pezulluar deri më 26 gusht dhe pasagjerëve të prekur nga anulimet iu është ofruar opsioni i ndryshimit ose anulimit të rezervimit falas.

Lufthansa kishte anuluar më parë të gjitha fluturimet për në Aman, Bejrut, Erbil, Teheran dhe Tel Aviv deri më 21 gusht, në kuadër të analizës së sigurisë të bërë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Grupi Lufthansa përfshin gjithashtu dhe kompanitë e tilla si Eurowings, Swiss, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines./aa