Niveli i arkëtimit të të ardhurave në sektorin e ujësjellës kanalizimeve gjatë 7-mujorit u rrit me 7%, duke shkuar në 68.5% nga 61.5% që ishte në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se reforma e thellë që ndërmorëm në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, duke nisur nga fundi i vitit 2021, po jep çdo vit rezultate të prekshme dhe të vërteta.
“Performanca janar-korrik 2024 fakton përmirësim të treguesve teknikë dhe financiarë, krahasuar me një vit më parë. Reduktohet uji pa të ardhura, rriten arkëtimet”, theksoi ajo.

Riorganizimi i shoqërive të ujësjellës kanalizimeve , process ky që nisi në qershor të vitit 2022 erdhi si nevojë pas detyrimeve financiare të prapambetura që shoqëritë krijuan ndër vite teksa ishin në dorë të pushtetit lokal.

Me reformën e re, qeveria shkriu 46 drejtori të ujësjellësve të vendit. Në total u lanë vetëm 15 drejtori qendrore, ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zotëron jo më pak se 51 % të aksioneve me të drejta vote.

Qëllimi kryesor i kësaj reforme ishte përmirësimi i shërbimit, duke ofruar ujë 24 orë si dhe shëndoshja financiare e të gjitha kompanive që u krijuan./ata