Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se janë neutralizuar 8 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Irakut dhe Sirisë.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se janë neutralizuar 7 terroristë të PKK-së të zbuluar në rajonin Hakurk në veri të Irakut dhe një terrorist i PKK/YPG-së në rajonin e "Degës së Ullirit" në veri të Sirisë./aa