Një japoneze 116-vjeçare është trashëgimtare e titullit të personit më të vjetër në botë.

Tomiko Itooka, e lindur më 23 maj 1908, jeton në qytetin perëndimor japonez Ashiya në provincën Hyogo.

Një ish-alpiniste, ajo është 116 vjeç e 3 muaj, tha në një deklaratë Grupi Kërkimor Gerontologjik, me qendër në Los Angeles, Kaliforni.

Tomiko e cila mori titullin e personit më të vjetër në Rekordet e Guinnessit vjen pasi Maria Branyas, ish-mbajtësja e titullit, ndërroi jetë të hënën në moshën 117-vjeçare.

E lindur më 4 mars 1907, në San Francisko të Kalifornisë, Branyas u shpërngul në Spanjë si fëmijë i vogël në vitin 1915.

Ajo kishte mbajtur titullin e personit më të vjetër në botë që nga 17 janari 2023, pas vdekjes së francezes Lucile Randon në moshën 118-vjeçare.

Branyas jetonte në Olot të Katalonjës, Spanjë. Sipas Grupit Kërkimor Gerontologjik, Tomiko, e lindur në Osaka, Japoni, është fëmija i dytë në familjen e saj.

E diplomuar në shkollën e mesme Jogakuin në Osaka, ajo gjithashtu luajti në klubin e volejbollit.

Tomiko u martua rreth moshës 20-vjeçare ndërsa ka dy vajza dhe dy djem. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bashkëshorti i saj drejtonte një fabrikë tekstili në Korenë e Jugut.

Ajo menaxhoi e vetme një zyrë japoneze dhe rriti fëmijët e saj gjatë kësaj periudhe ndërsa bashkëshorti i ndërroi jetë në vitin 1979./aa